Publikohen fotot e mustaqeve të Adem Jasharit dhe kockave të gishtit të Isa Boletinit që u dogjën në IML

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku zjarri mori një pjesë të objektit para disa ditësh, po ruhej edhe historia e rëndësishme e Kosovës.

Ngjitur me zyrën e mjeko-ligjorit Valon Hyseni, të ruajtura kanë qenë edhe mustaqet e Adem Jasharit dhe pjesë të trupit të Isa Boletinit, që i shkrumboi zjarri.

Gazeta Shneta ka publikuar disa fotografi të mustaqeve të Jasharit dhe gishtit të Isa Boletinit, që janë djegur nga zjarri në IML.