Ballinat e mediave serbe, Vuçiq: Kurti s’na lejoi mbajtën e zgjedhjeve, kërkoi ta njohim Kosovën!

Ballinat e mediave serbe, Vuçiq: Kurti s’na lejoi mbajtën e zgjedhjeve, kërkoi ta njohim Kosovën!

Mediat beogradase kanë mbushur ballinat e tyre me deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka shprehur zhgënjimin e tij me moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe me 3 prill edhe në Kosovë.

Sipas tij, Qeveria e Albin Kurtit kërkoi që Serbia ta njeh shtetin e ri të Kosovës.

“Në marrëveshjet për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë më 3 prill, ne ramë dakord për kompromise të shumta, të kërkojmë bashkëpunim nga Kosova, që Prishtina t’i mundësojë OSBE-së të punojë, madje në fund thamë të caktohet një oficer ndërlidhës i Serbisë. Qeveria. Asgjë nuk u mjaftoi, ata kërkuan që ne de facto ta njohim Kosovën për të lejuar zgjedhjet”, u shpreh ai, transmeton Indeksonline