Gjilani – Dukagjinin, formacionet zyrtare

Gjilani dhe Dukagjini përballen në kuadër të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Do të jetë një sfidë shumë interesante pasi dy skuadrat kërkojnë fitoren për të vazhduar drejt arritjes së objektivave.

Vendasit në këtë takim vijnë pas barazimit me Trepçën ’89 në udhëtim dhe kanë për qëllim të rikthehen te fitoret në kampionat.

Në anën tjetër mysafirët janë të motivuar pas befasisë që shkaktuan duke mposhtur Llapin në udhëtim dhe synojnë të përsërisin suksesin e së mërkurës.

Zekirija Ramadani dhe Armend Dallku tanimë kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve që janë në fushë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Halili, Jashari, Krivanjeva, Hoxha, Musolli, Ramadani, Dabiqaj, Zeka, Solomon, Zabërgja.

Dukagjini: Haxhihamza, Hugo, Syla, Basri, Shala, Zabërgja, Ahmeti, Jashanica, Mërlaku, John, Zulfiji.