Kosova po negocion të marrë rrymë nga Maqedonia e kjo e fundit thëngjill nga Kosova

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë, Artan Grubi, ka thënë se janë të interesuar për marrëveshje që të marrin thëngjill nga Kosova, kurse t’i japin Kosovës rrymë elektrike nga teprica e tyre e prodhimit.

Grubi në një intervistë në “Click Plus” në TV21, tha se është takuar me drejtorin e KEK-ut për një marrëveshje ndërshtetërore, për shkembimin e thengjillit për rrymë.

“Me drejtorin e KEK-ut kemi biseduar, kishim një drek të përbashkët dhe diskutuam mundësinë e një marrëveshjeje ndërshtetërore për shkëmbimin e thëngjillit për rrymë, për aq sa rrymë do të kemi ne ekstra” tha Gubi.

SHARE