Kurti bashkë me ambasadorin e Katarit vendosin gurëthemelin e QMF-së në Gjilan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në vendosjen e gurëthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria në Gjilan.

Ky projekt është investim nga shteti i Katarit, në përurim mori pjesë edhe ambasadori i Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad Al Marri.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur falënderues për këtë projekt.

“Është kënaqësi që jam në Gjilan me rastin e përurimit të e QMF-së në këtë lagje, e cila moti ka pasë nevojë”, ka thënë Kurti.