Gjykata dënon burrin me 15 vjet burgim pasi rrahu gruan për vdekje në mes të rrugës

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i
krimeve të rënda (trupi gjykues në përbërje: Ajser Skenderi kryetare, Raima Elezi dhe Kymete Kicaj anëtare) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit I.H., për shkak
se:

ËSHTË FAJTOR

I ka shkaktuar lëndim të rëndë trupor personit tjetër, deri në masën e tillë sa që ka rezultuar përveç rrezikimit të jetës edhe me vdekjen e personit tjetër, në atë mënyrë që më 31.05.2019, rreth orës 17:30 minuta, duke drejtuar veturën, në dalje të fshatit Samadrexhë, ku ishte me bashkëshorten e tij, tani të ndjerën H.D., të ulur mbrapa karriges
së shoferit, me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme janë fjalosur, e pastaj e ka ndalur automjetin në anën e djathtë të rrugës në drejtim të lëvizjes, të njëjtën me forcë e nxjerr jashtë dhe kur dalin jashtë në anën e djathtë të veturës, atëherë fillon ta sulmonte fizikisht duke e grushtuar nëpër të gjitha pjesët e trupit dhe kur tani e ndjera është rrëzuar në asfalt të rrugës, ia kap kokën dhe disa herë e godet për asfalti, ku për rrjedhojë pëson thyerje të kockës zverkore, gjakderdhje masive në cipat e buta trunore, në indin trunor dhe në vertikuj, të cilat dëmtime kanë shkaktuar trauma të shumëfishta në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, lëndime këto të konstatuara në raportin e ekspertizësmjekoligjore, nga të cilat lëndime më vonë e ndjera vdes në QKUK në Prishtinë më 15.06.2019,Kështu ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par. 5 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Kosovës, (Neni 186 par. Par.5 ” vepra penale rezulton me vdekjen e personit tjetër’’).

Andaj gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin I.H., e GJYKON

Dënim me BURGIM në në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetësh, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 01.06.2019. Të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.