Mbretëria e Bashkuar: Plani për pushtimin e Ukrainës ka nisur tashmë

Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se Rusia ka nisur  planin për  pushtimin e Ukrainës, sipas BBC.

Një zëdhënës i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë në një konferencë për mediat se raportet e inteligjencës sugjerojnë se presidenti rus Vladimir Putin synon të nisë një pushtim të Ukrainës.

“Sipas informacioneve të inteligjencës, Rusia synon të nisë një pushtim dhe se plani i Presidentit Putin tashmë ka filluar”, u tha zëdhënësi gazetarëve.