Sane ende e dëshiron kalimin te Bayerni

Leroy Sane thuhet se ende po e dëshiron kalimin te Bayern Munich.

Bavarezët e kërkuan transferimin e anësorit gjerman, mirëpo Manchester City kërkonte mbi 100 milionë euro.

Bild raporton se kampioni i Bundesligës është i bindur se do të transferojë Sanen në verën e këtij viti.

Por, marrëveshja mund të arrihet edhe më herët, më saktësisht në muajin prill, pasi atëherë edhe mund të fillohet me rinegociata.

Bayerni është duke e shikuar nga afër rikuperimin e tij nga lëndimi edhe pse lojtari ka bërë të ditur se ai do të rikthehet më herët se që pritej.

Sane ka filluar të stërvitet me kampionin e Ligës Premier, e që i duhet edhe pak kohë që të rikthehet në fushë