Futbollisti Klinas Arb Manaj debuton me përfaqësuesen e Kosovës.

Futbollisti Arb Manaj nga Klina sot ka debutuar në ndeshjen Kosovë-Suedi, Arb Manaj djaloshi nga Klina i cili ka bërë super paraqitje në super ligën e Kosovës në futboll ka shtyer edhe përzgjedhësin e Kosovës Bernard Challandes që ta ftoj në këtë ndeshje.

Të debutosh më Kosovën është një ëndërr qe Arbi me shumë punë e bëri realitet , i gjithë qyteti i Klinës është krenarë për Arbin, të gjithë janë të lumtur me sukseset e pandalshme te ti.

Ndërsa edhe Arbi pati disa fjalë për debutimin e ti : Shumë i lumtur me debutimin për kombëtarën A, një ëndërr që nga femijeria shpresoj që të kem edhe shumë paraqitje tjera.

Arb Manaj në super ligën e Kosovës ka shënuar 7 Gola dhe është njëri ndër golashënuesit më të mirë në Kosovë./Klina info/