Shpërthen municioni në luftanijen e famshme ruse

Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se rezervat e municioneve në një anije ruse kanë shpërthyer.

Bëhet fjalë për anijen “Moskva”, ku në fillim të pushtimit, rusët nga ky lloj anije i bërën thirrje disa ukrainasve që të dorëzohen në “Ishullin e Gjarpërinjve” e që ata refuzuan duke i sharë ata [ruswt].

Në deklaratë thuhet se municioni ka shpërthyer si pasojë i një zjarri në anije, duke shtuar se të gjithë marinarët ishin evakuuar, shkruan BBC.

Por, gjatë ditës është raportuar se anija kryesore e flotës ruse në Detin e Zi u godit nga raketat ruse, ku sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia po përpiqej t’i shpëtonte rreth 510 anëtarë të ekuipazhit.