PIPOS: 33.2% e qytetarëve do të votonin sot për VV-në, 21.6% për LDK-në, 18.3% për PDK-në

33.2% e qytetarëve do të votonin për Vetëvendosjen nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.

Kështu ka dalë në matjet e fundit të opinionit publik nga PIPOS ku partia e dytë është radhitur LDK-ja me 21.6% dhe e treta PDK-ja me 18.3%.

AAK-ja është e katërta me 10.10%.

Kjo matje e opinionit publik është realizuar me 1050 respondentë.