Kryetari Elezaj nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës-BIK

Kreu i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Bashkësinë Islame të Kosovës –BIK. Qëllimi i kësaj marrëveshje është mbështetja e Komunës së Klinës, përkatësisht Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjente nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës , dega në Klinë, në përcaktimin e radhëve të varrezave në qytetin e Klinës, si dhe varrosjen e të vdekurve sipas radhës dhe kohës së varrimit. Lidhur me këtë marrëveshje Komuna e Klinës ia lejon Bashkësisë Islame të Kosovës, dega në Klinë të menaxhoj me varrezat në qytetin e Klinës, duke mos lejuar që të caktohen vendet paraprakisht por me qellim që të shfrytëzohen hapësirat me radhë.

Marrëveshja e Bashkëpunimit është lidhur me vullnetin e dy palëve për periudhën 2 vjeçare me mundësi vazhdimi.