Gjatё 24-orёve, sekuestrohen Armё dhe municion nё Pejё

Me datё 03.08.2023, nё njё portal ishte postuar video incizimi, nё tё cilin shihet njё qytetar i cili ishte duke shtёnё me armё tё gjatё nga njё shtëpi.

Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, menjёherё kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё identifikuar lokacionin e personit tё dyshuar, nё vendngjarje Policia kanё hasur ne familjarin e personit tё dyshuar pasi qe i dyshuari ishte jashtë shtetit, aty ёshtё sekuestruar arma me tё cilёn dyshohet se i dyshuari kishte shtёnё.
Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, i dyshuari ёshtё nё kёrkim tё Policisё.

Me datё 03.08.2023, rreth orёs 13:50, Policia ёshtё informuar nga njё qytetar se nё rrugën “Konstantini i madh” nё Pejё, njё person nga vetura (me targa tё huaja) e cila ishte nё lëvizje, kishtё shtёnё me armё zjarri.

Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, pas njё pune intensive operativo hetimore kanё arritur ta identifikojnё dhe arrestojnё personin e dyshuar, ndёrsa arma ёshtё sekuestruar.
Ështё njoftuar Prokurori i shteti dhe pas intervistimit tё personit tё dyshuar nga hetuesit, i dyshuari ёshtё liruar, rasti shkon nё procedurë tё rregullt.

Me datё 04.08.2023, rreth orёs 01:00, pёrderisa njёsiti pёr reagim tё shpejtё (NJRSH) ishin nё pikё kontrolli nё rrugën “ Zahir Pajaziti” nё Pejё, kanё ndaluar njё veturё me targa vendore, gjatё kontrollit rutinor tek vozitёsi dhe pasagjeri janё gjetur dhe sekuestruar armё dhe mjete tё mprehta (thika).
Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit personat e dyshuar janё liruar, rasti shkon nё procedurë tё rregullt.

Nё tri (3) rastet e lartёcekura janё gjetur dhe sekuestruar:

• Njё (1) Armё e gjatё AK-47
• Njё (1) karikator i AK-47
• Dy (2) fishek tё armёs se njёjtё
• Njё (1) Armё pistoletё Blow cal: 9mm
• Njё (1) karikator i sё njejtёs armё.
• Njё (1) Armё pistoletё cal: 7.65mm
• Njё (1) karikator i sё njejtёs armё.
• Shtatё (7) fishekt cal:7.65mm
• Njё (1) Armё pistoletё (Plastike)
• Tri (3) thika tё llojeve tё ndryshme.