Dukagjini e ndali Ballkanin, kjo është deklarata e Dallkut pas ndeshjes

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka folur pas ndeshjes në të cilën skuadra e tij nxorri një pikë tejet të vlefshme përballë Ballkanit.

Dallku, në prononcimin pas ndeshjes për Art Sport  ka thënë se është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve.

Veç kësaj, ai shprehu keqardhja që nuk mundën ta shtyejnë ndeshjen për shkak se Ballkani të enjten luan në Conference League.

“Pranuam një gol shumë naiv dhe të lehtë. Iu kundërpërgjigjem kundërshtarit mjaft mirë sepse e dinim që ishin të lodhur. Isha i kënaqur me angazhimin e lojtarëve brenda fushës. Rëndësinë kanë pikët kundër kampionit aktual.

Ne i dëshirojmë shumë fat Ballkanit në Conference League. Na vjen keq që nuk është shtyrë loja, por nuk mundnim, sepse ne na u shty ndeshja në mesjavë dhe po të shtyhej edhe kjo do i binte dy lojë. Kjo na bën keq keq pastaj. Duhet t’i përshëndetim arbitrat që e menaxhuan mjaft mirë lojën”, tha Dallku.