I jepet lamtumira e fundit Anton Prelës, që u vra në një lokal në Klinë

Sot ju dha lamtumira e fundit Anton Mark Prelës nga Stupa, që u vra para dy dite në një lokal në Klinë.

Qytetarë, miq e familjarë morën pjesë në varrim.

Derisa, i dyshuari për vrasjen e tij ende është në arrati dhe po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet pse ndodhi kjo vrasje, e cila po hetohet nga organet kompetente.

Viktima ishte biznesmen në Zvicër, dhe u vra nga miku i tij.