Klina sa me parë duhet te zgjeroj rruget në të gjitha hyrjet dhe daljet e saj

Komuna e Klinës dhe niveli qëndror në vend që të mendoj për çiklistet duhet sa me parë që të shtroj nevojën e zgjerimit të rruges kryesore në hyrje dhe dalje të qytetit.

Ndërkaq, duhet theksuar se ky trend duhet të vazhdoj edhe në drejtim të Istogut dhe Skenderajt.

Shëmbulli më i mirë në këtë drejtim është Deqani i cili me zgjerimin e rrugës nepër hyrje daljet e qytetit në mënyrë të mrekullueshme ka bërë evitimin e kolonave të automjeteve. Në këtë drejtim të gjitha komunat pothuajse qëndrojnë mirë.

Ndërkohë, Klina gjatë muajt korrik dhe gusht është pothuajse e bllokuar nga automjetet në mungesë të rrugëve të zgjeruara.
Duhet kërkuar mbështetje edhe nga niveli qëndror në rast të kostos së madhe të këtij projekti.

Ndryshe kjo thirrje drejtuar organeve komunale dhe qendrore, besoj se i shërben jo vetëm qytetit të Klinës por edhe gjithë qytetarëve të saj!/Klina info/