Persona të armatosur hyjnë me forcë në shtëpinë e 3 vajzave në Klinë dhe kryejnë vjedhje

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Klinë, 03.06.2021-22:05. Tri viktima femra kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë në shtëpi, tre persona të panjohur  të maskuar  dhe të armatosur, me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe duke përdorur forcë ndaj viktimave ju kanë grabitur telefonat,  një sasi stoli ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është në procedurë hetimore.