Drejtori i Arsimit në Klinë merr vaksinën anti-Covid, ka një porosi për mësimdhënësit

Drejtori i Arsimit në Klinë, Enver Gashi përmes një postimi në FB ka bërë të ditur se ka marrë vaksinën anti-Civid.

Gashi madje ka ftuar gjithë punëtorët e arsimit të komunës së Klinës të vaksinohen.

Ky është postimi i tij:

Sot u vaksinova në qendrën e vaksinimit në sallën e sporteve të SHMP-së “Fehmi Agani” në Klinë. Shfrytëzoj rastin që nëpërmjet këtij postimi të ftoj të gjithë punëtorët e arsimit të komunës së Klinës që të vaksionohen në mënyrë që .në fillim të vittit shkollor të jenë të vaksinuar të gjithë punëtorët e arsimit dhe t’ia dalim më lehtë në realizimin e objektivave dhe përgjegjësive tona në vitin e ri shkollor 2021/2022. Paçi shëndet e suksese të gjithë!