Ngritet aktakuzë ndaj nipit i cili vrau axhën në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit B.B, për veprën penale “Vrasja e Rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B, në fshatin Kijevë, Komuna Malishevë, me dashje ka privuar nga jeta axhën e tij, viktimën S.B, ashtu që, ditën kritike i pandehuri i mllefosur shkon në shtëpinë e tij merr pistoletën gjysme-automatikë dhe me të ofruar në distancë prej 3-4 metra gjuan dy herë në kokë, duke e privuar të ndjerin nga jeta.

I pandehuri B.B, sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, në fshatin Kijevë, komuna Malishevë, pasi më parë kishte siguruar e gjerë më datë 28.04.2023, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm nr.05/L-022 për Armët në Kosovë, ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armë në shtëpinë e tij dhe atë pistoletën gjysme-automatike.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mire se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.