Gjobitët më 500 euro dhe 5 pikë negative, shoferi i cili tejkalojë shpejtësinë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, në 00:32 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili në rrugën ” Bajram e Gursel Sylejmani ’’ në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë ,ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 152 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.A (M/K) i moshës 26 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.