Arrestohet një person në Malishevë, policia i gjeti marihuanë në veturën e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Malishevë, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti dhe në veturën e tij, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 38.8 gram.

Gjatë kontrollit policia i gjeti gjithashtu edhe një mulli për bluarje të narkotikëve, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur: dy pushkë gjuetie (njëra me leje të skaduar) dhe 2.28 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.