Vdes personi i aksidentuar në Gremnik

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak orësh në Gremnik te Klines

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:40 jemi njoftuar për aksidentin. Tri automjete janë të përfshira dy kombi dhe një traktor. Fatkeqësisht vozitësi i traktorit ka humbur jetën”, tha Gashi për KALLXO.com.