Kryetari i AAK-së në Dogujevë i bashkohet Vetëvendosjes në Klinë

Sot, kryetari i AAK-së në fshatin Dogujevë i është bashkuar Vetëvendosjes në Klinë. Bëhet fjalë për Vilson Gjonin, përfaqësuesin e AAK-së në këtë fshat. Kontributin e madh që ka dhënë për Aleancën në këtë fshat, tanimë do të ia kushtojë VV-së në Klinë. Ai u mirëprit nga kryetari i VV-së në Klinë, Xhafer Berisha, dhe nga Ismet Jagoda, kryetar i pikës në Potërq/Klina.info/