Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Mitrovicë-Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, saktësisht në fshatin Kaqanollë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin  e ka konfirmuar Policia Rajonale e Mitrovicës.

“Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se si pasoj e mos përshtatjes se shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës drejtuesi humb kontrollin ndaj veturës dhe del nga rruga, si pasojë lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe dy pasagjeret të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor ne spitalin Rajonal ne Mitrovicë”, kanë thënë nga Policia./Njeshi/

Lajmi ParaprakVdes në Pejë, gruaja që u godit sot nga treniLajmi TjetërKonfirmohet thellimi i marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës e Gjermanisë