Shumë aksidente gjatë ditës së djeshme, një i tillë ia solli vdekjen një personi në Skenderaj

64 aksidente janë shënuar gjatë ditë së djeshme në Kosovë.

Një aksident i parmbrëmshëm ka rezultuar fatal për një person nga Skenderaj i cili vdiq dje pas aksidentit të një nate më herët në fshatin Runik.

Prej aksidenteve të shënuara dje, 19 janë shënuar me persona të lënduar, ndësa 45 me dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë shqiptuar 1 mijë e 92 gjoba trafiku, të cilat megjithëse në numër të madh, nuk i kanë parandaluar aksidentet.

20 persona janë arrestuar nga Policia për vepra të ndryshme penale, 17 janë dërguar në mbajtje, ndërkaq një në vuajtje të dënimit. /