Aksident i rëndë mes një autobusi dhe një veture në Gllarevë, lëndohen gjashtë persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik,

Një i tillë ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Pejës, në të cilin, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

“Gjashtë persona janë lënduar. Ata janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë. Sipas informatave, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh Gashi.