Osmani falënderon kryeministrin britanik: Po na ndihmojnë të mbajmë kufirin tonë të sigurt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Granada të Spanjës është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Osmani ka thënë se ka pasur rastin që të informojë kreun e Qeverisë britanike për situatën e sigurisë në Kosovës pas aktit të agresionit të Serbisë dhe e ka falendëruar atë për forcat shtesë që Britania e madhe po dërgon në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Shefja e shtetit gjithashtu e ka falendëruar kryeministrin Suank pë ndihmën në ruajtjen kufirit dhe për të parandaluar akte të tjera agresioni.

„Ne jemi mirënjohës që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po na ndihmojnë të mbajmë kufirin tonë të sigurt në mënyrë që të parandalojmë akte të mëtejshme agresioni.Serbia duhet të mbahet përgjegjëse“, ka thënë Osmani.