Conference League: Ballkani përballet me Larnen

Ballkani sonte do të luajë në rrethin e dytë të kualifikimeve në Conference League.

Skuadra e Ilir Dajas, do të përballet me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne.

Ndeshja luhet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Loja nis nga ora 20:45.

Kampioni i Kosovës u diskualifikua nga Champions League pasi u mposhtën në ndeshjen e dytë nga kampioni i Bullgarisë Ludogorets, me rezultat 4:0.

Ballkani e kishte fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2:0.