Vendi i fundit në tabelë dhe eliminim nga Kupa: Këto janë fjalët e Elezajt

Pas Prishtinës dhe Drenicës, Ballkani është bërë skuadra e tretë që siguron kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në takimin e luajtur sot në stadiumin ’13 qershori’ të Klinës, Ballkani fitoi me shifrat 2-0 ndaj Dukagjinit,

Baftiu e Magani ishin shënuesit për mysafirët nga Suhareka.

Pas ndeshjes, trajneri i Dukagjinit, Severin Elezaj tha se tashmë koncentrimi i tyre do të jetë në kampionat.

“Pjesa e parë ishte një ndeshje e mirë nga ne, por në të dytën nuk luajtëm mirë.

Ishin dy gabime në mbrojtje që na bën të pësojmë, dhe na eliminuan nga Kupa.

Ne urojmë për fitoren kundërshtarit kurse neve na mbetet të koncentrohemi në ligë për vazhdim tutje.

Ajo çfarë është pozitive është organizimi i klubit panvarsisht pozitës në tabelë”, tha Elezaj për SSK, pas ndeshjes së sotme.