Te Dheu i Bardhë mbi një orë pritje për të hyrë në Kosovë

Muaj korrik dhe gusht janë muajt kur edhe rritet fluksi i ardhjes së bashkatdhetarëve për pushime në Kosovë.

Gati çdo vjet ata po përballen edhe me pritje të gjata në kufijtë me Serbinë.

Sipas Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë tek Dheu i Bardhë.

Aty pritjet shkojnë deri në 80 minuta për të hyrë në Kosovë, e kolonat janë të gjata deri në 800 metra.

Derisa pritjet më të shkurtëra janë në Merdare, ku pritjet janë 20 deri në 25 minuta.

Ndërkaq kolonat e veturave arrijnë deri në 50 metra.