Heqja e barrikadave, vetëm edhe një kamion në Rudarë

Serbët lokalë kanë nisur të largojnë barrikadat e vendosura në Rudar që nga 10 dhjetori.

Serbët lokalë kanë nisur që të largojnë barrikadat në Rudar të Zveçanit pas 20 ditësh bllokim të rrugëve dhe pengim të lëvizjes të lirë.

Tani raportohet se vetëm një kamion ka mbetur në rrugë në Rudarë, që shërben si barrikadë.

Thuhet se prej aty janë të larguar të gjithë kamionët, autobusët e makineritë e rënda, raporton T7.

SHARE