Plagosja në Klinë/ Familja Bullaku ia shtrinë dorën e pajtimit familjes Hoti

Pas një përleshjeje të ndodhur para dy muajsh, që kishte përfunduar me të plagosur, familjet Bullaku dhe Hoti nga fshati Jashanicë i Klinës kanë vendosur të lënë pas të kaluarën dhe të shtrijnë dorën e pajtimit,shkruan Klina info.

Ky pajtim është arritur falë angazhimit dhe ndërmjetësimit të kryetarit të PDK-së, dega në Klinë, Sokol Bashota, në bashkëpunim me Kajë Halitaj dhe Esat Raci, të cilët kanë luajtur rol kyç në afrimin e palëve dhe në ndërtimin e besimit të ndërsjellë.

Ngjarja është përshëndetur nga komuniteti lokal si një shembull i bashkëpunimit dhe maturisë, duke treguar se me vullnet dhe ndërmjetësim të duhur, çdo mosmarrëveshje mund të tejkalohet për të mirën e përgjithshme.

Pajtimi u realizua në frymën e respektit dhe mirëkuptimit, duke forcuar kështu edhe më tej vlerat e bashkëjetesës dhe unitetit në këtë zonë./Klina.info/