Sot mot i ftohtë, temperaturat shkojnë deri në -8 gradë Celsius

Sot do të mbajë mot i vranët, do të ketë edhe intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri në -5 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në 1 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës gjithashtu bëri të ditur se do të fryjë erë e lehtë në drejtime të ndryshme.