MINT ka publikuar çmimoren e re të derivateve të naftës

Sipas njoftimit të ri, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel është 1.73 Euro për litër, çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë është 1.41 Euro për litër, si dhe çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas është 0.72 Euro për litër.

Sipas MINT, çmimorja në fjalë do të vlejë për ditën e sotme dhe nesër, teksa hyn në fuqi në ora 10:00.