Edhe Mitrovica ndan 50 euro për çdo të infektuar me COVID19

Donjet Bislimit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se edhe komuna e Mitrovicës do t’i ndihmoj qytetarët e infektuar me Covid19.

Pas komunës së Prishtines, edhe Mitrovica do të ndaj nga 50 euro për çdo të infektuar me COVID19 në Mitrovicë.

Postimi:

Sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal, me propozimin tonë dhe përkrahje nga të gjitha partitë vendosem që edhe ne si Kuvend të obligojmë Komunën që të ndaj 50 euro për çdo të infektuar me COVID19 në Mitrovicë,

Vendimi hyri në fuqi menjëherë nga momenti i votimit!

Ps. Maskat sot i kishim të portokallta në përkrahje të grave, viktima të dhunës në familje!