Rrëzohet një punëtor ndërtimtarie, në Prishtinë

Policia raporton se dje në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë një person është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që ai derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në ndërtim ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, pronari i kompanisë së ndërtimit i cili me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.