Një vajzë e re me COVID-19 del me sukses nga operacioni në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka falenderuar ekipin mjekësor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tashmë i shndërruar në spirtalin COVID 2, pas një ndërhyrjeje të suksesshme kirurgjkale tek një vajzë e re e konfirmuar me COVID-19.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook ministrja e ndau këtë lajm.

“Ekipet tona mjekësore në lartësinë e detyrës.Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale urgjente tek një vajzë e re e konfirmuar me COVID-19, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, nga ekipi i kirurgjisë drejtuar nga dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermiere Manushaqe Hoxha dhe instrumentare e ndërhyrjes Valbona Bulku”.

“Hapet sot spitali i 2 COVID, spitali “Shefqet Ndroqi” për trajtimin e pacientëve të prekur nga #COVID-19”, shkruan ministrja Manastirliu”, ka shkruar Manastirliu./euronewsalbania/