Aksident i rëndë në Çagllavicë, vdes një 35-vjeçar

Një 35-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Çagllavicë.

Më këtë aksident është përfshirë një veturë me targa të huaja.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmti.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet (me targa të huaja). Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar një person, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Trupi i viktimës A.A mashkull, 35 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkohë që me hetimin e rastit po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.