Osmani jep detaje nga takimi me Sholz dhe Mitsotaksi: I informova për sulmin terrorist, Serbia të mbajë përgjegjësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Twitter se kancelarit gjerman, Olaf Sholz dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis iu ka treguar për aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës.

Osmani ka thënë se e ka theksuar domosdoshmërinë për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

”Informova @Bundeskanzler Scholz dhe @PrimeministerGR Mitsotakis për sulmin terrorist dhe aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Theksova domosdoshmërinë për të mbajtur Serbinë përgjegjëse për përpjekjet e saj për të destabilizuar vendin tonë dhe të gjithë rajonin“, ka shkruar Osmani në “X”.