Aktivitetet e të OVL-UÇK-së në Klinë në shënim të 28 nëntorit

Dega e të OVL-UÇK-së në Klinë sot me disa aktivitete ka shënuar Ditëne Flamurit, 28 nëntorin.
Kryetari i OVL-UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, veteranë të luftës, pranë objektit të komunës, kanë bërë ngritjen e flamurit kombëtar dhe është bërë intonimi i himnit.
Po ashtu, në shenjë nderimi e përkujtimi për heronjtë e kombit, sot janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh pranë bustit të heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pranë shtatores të heroit të kombit, Mujë Krasniqit – Komandant “Kapuçit”.
Homazhe dhe kurora lulesh janë bërë edhe në kompleksin memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, ku janë përkujtuar veprat heroike të dëshmorëve të kombit, mbi gjakun e të cilëve është ndërtuar shteti jonë.
Po ashtu, OVL-UÇK-së në Klinë ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh edhe në kompleksin memorial në Prekaz.