IHMK-ja paralajmëron vërshime në disa zona pas reshjeve të shiut që kanë nisur sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar për vërshime në disa zona të vendit pas reshjeve që kanë nisur sot në mëngjes.

‘Gjatë orëve të paradites (e mekure 08/11/2023), kan filluar reshje të shiut në tërë vendin, me intenzitet më të lartë nëpër disa zona (veri-perendimore, qëndrore dhe veri-lindore) të cilat mund të shkaktojnë disa vërshime të shpejta, sidomos nga rrjedhat lumore me karakter malorë, të cilat mund të shkaktojnë pengesa në qarkullim, sisteme të kanalizimit, probleme në të gjitha aktivitetet bujqësore, probleme me trafikun, rrezik për rrëshqitje dheu etj”, thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, nuk parashikohet të ketë përmbytje lumore sidomos nga lumenjtë kryesorë, të cilët aktualisht kanë nivele nënë kuatat e tyre mesatare për këtë periudhë të vitit.

“Gjatë orëve të pasditës së sotme gradualisht reshjet do të bien në intenzitet dhe shtrirje dhe situata e pergjithshme hidrometeorologjike do të filloj gradualiajt të stabilizohet”, parashikon IHMK-ja