Shtatorja e Skënderbeut rrugës për Gjakovë (VIDEO)

Shtatorja e Gjergj Kastrioti – Skënderbeu nga nesër do të jetë edhe në qytetin e Gjakovës.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtari Ilir Shaqiri, i cili ka publikuar pamje të shtatores drejt rrugës për në qytetin ku do të përjetësohet.

“Gjergj Kastrioti – Skënderbeu po marshon drejt Gjakovës heroike dhe nga nesër do të shkëlqejë aty përjetësisht!”, shkroi Shaqiri.

Kjo shtatore pritet të përurohet gjatë ditës së shtune.