Arrestohen tri të mitura pasi rrahën një vajzë tjetër dhe e inçizuan

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në Gllogovc ka arrestuar tri femra të mitura.

Të njëjtat në bashkëveprim kanë rrahur edhe inçizuar me telefon viktimën e mitur kosovare, njofton klankosova.tv

Pas intervistimit në prezencë të punëtorit social dhe avokatit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.