Në UP pengohet dhunshëm aktiviteti “Sindikalizmi në Shqipëri” (VIDEO)

Në objektin e Fakultetit Filozofik pasdite është mbajtur një prezantim për sindikalizmin në Shqipëri dhe situatën e minatorëve të Bulqizës.

Aktiviteti që për qëllim kishte të tregonte më shumë rreth grevës së minatorëve dhe bojkotin e organizuar ndaj Samir Manës është penguar dhunshëm nga disa persona, njofton Klan Kosova.