Aksident trafiku në Gjakovë, dy zyrtarë policorë të lënduar dhe një i arrestuar që po e çonin në burg

Ka ndodhur një aksident në Gjakovë, ku një automjet Golf 2 ka goditur veturën e Policisë së Kosovës, duke lënë të lënduar tre persona.

Dy prej tyre zyrtarë policorë dhe një person i cili ka qenë në veturën e policisë, duke u dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Aksident në Gjakovë, lëndohen dy policë dhe një person i arrestuar. Rreth orës 17:30 në rrugën Tirana në Gjakovë, ngasësi i automjetit Golf II duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit godet automjetin zyrtar të Policisë me ç’rast lëndime marrin dy zyrtar policor dhe një person i arrestuar i cili me vendim të Gjykatës po dërgohej në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë. Tre të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa i dyshuari si shkaktar i aksidentit është shoqëruar në Njësitin e Trafikut Rajonal për intervistim dhe procedim të mëtutjeshëm të rastit.”, ka thënë ai.