Kryetari i Rahovecit viziton personin që humbi këmbën pasi u godit nga një veturë

Dy punëtorë të mbeturinave në fshatin Denj të komunës së Rahovecit u goditën sot nga një veturë.

Të njëjtit gjendeshin në pjesën e pasme të kamionit dhe po kryenin punën e tyre.

Punëtorët ishin në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj u dërguan për trajtim mjekësor.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka vizituar në mbrëmje Faton Gashin, i aksidentuar në këtë rast ku tha se po trajtohet me një kujës të veçantë nga mjekët në QKUK,

Gjithashtu Latifi shtoi se është në dijeni se i aksidentuari tjetër Asmon Gashi është në gjendje të mirë shëndetësorë dhe po trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Postimi i plotë:

Djaloshit Faton Gashi nga fshati Bërtatin i Rahovecit, pas aksidentit të rëndë që pësoi në mëngjesin e sotëm, tanimë është në gjendje shëndetësore stabile.
Sonte e vizitova Fatonin, i cili është i shtrirë në QKUK dhe po trajtohet me një kujdes të veçantë nga mjekët.
Jam në dijeni se i aksidentuari tjetër Asmon Gashi nga po i njëjti fshat, e që punonin bashkë me Fatonin, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Ju uroj shërim të plotë, Fatonit dhe Asmonit!