747 pacientë u trajtuan si raste emergjente gjatë vikendit në Spitalin e Pejës

747 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit që sapo kaluam në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 54 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Gjatë vikendit kanë qenë 14 lindje, 9 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 14 foshnje dhe sa i përket gjinisë 6 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 422 pacientë që në total kanë bërë 4,431 analiza.
17 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi.