Ky është këshilltari më i ri në kabinetin e Vjosa Osmanit

Këshilltari më i ri në kabinetin e kryetares se Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, është Artan Murati,  profesor i të Drejtës së Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ai përmes një statusi në facebook.

Murati tha se kjo gjeneratë e politikanëve të rinjë e të pa korruptuar e shtynë të ndërmarre këtë hap.

“Ju njoftoj qe nga sot i jam bashkuar Kabinetit te Kryetares se Kuvendit te Kosoves, zonjes Vjosa Osmani, si Keshilltar. Pervoja shumevjecare ne Kuvend, bashke me gjeneraten e politikaneve te rinj e te pakorruptuar, me bene te ndermarr kete hap, nder me te rendesishmit deri me tani. Kuvendi i Kosoves duhet te jete funksional dhe efektiv. Do te punoj me tere kapacitetin profesional e moral per t’i sherbyer vendit, per aq sa di dhe kam mundësi”, shkruan ai.