OVL UÇK në Klinë, nesër homazhe në përvjetorin e rënies së Komandatit Mujë Krasniqi, Beqir Gashi e Ali Krasniqi Gani Zogaj

Kryetari i OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj ka njoftuar se në përvjetorin e e rënies së Komandantit Mujë Krasniqi, Beqir Gashi e Ali Krasniqi Gani Zogaj e 41 të rënëve do të bëhen homazhe në orën 9:00 në qendër të Klinës tek busti Mujë Krasniqi. E më pas në orën 10:00 tek varrezat e Dëshmorëve në Morinë të Skenderajt.

Po ashtu në Morinë do të marrin pjesë dhe Organizatat e dala nga lufta, ku i pranishëm do të jetë dhe kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.