Në nderim të Komandantit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij, nesër zbulohet pllaka në Çabiq e Ujmirë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të shquar të UÇK-së (i Brigadës 113), Mujë Krasniqi-Kapuçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së – Dega në Klinë në bashkëpunim me ish-ushtarët e Njësitit “Alfa” të UÇK-së, ju ftojnë që të merrni pjesë në ceremonitë e zbulimit të pllakave në Çabiq dhe në Ujmirë të Klinës.

Ceremonitë e zbulimit të katër pllakave mbahen në fshatin Çabiq dhe Ujmirë të Komunës së Klinës, më 14 dhjetor 2021.
Agjendën e plotë të ceremonive do ta gjeni të bashkangjitur në ketë publikim. Prania juaj na nderon! Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!